Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet t’i dërgojë sot Presidentit të Republikës Bajram Begaj për të dekretuar ndryshimet në qeveri.
Një ditë më parë, Rama njoftoi 7 ndryshime në kabinetin e tij qeveritar.
Emrat e 7 ministrave të rinj do të dërgohen sot në Presidencë për t’u dekretuar.
Me ndryshimet e reja, nga qeveria largohen Olta Xhaçka, Evis Kushi dhe Milva Ekonomi.
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka.
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi/tvklan.al
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...