Nesër (29 korrik 2024) në orën 18:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvend.
Gjatë seancës së ditës së nesërme pritet të votohet me votim të fshehtë për emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollas.
Gjithashtu në seancën e nesërme pritet edhe dekreti i Presidentit Begaj për të votuar ministrat e rinj.
Ndryshimet që u komunikuan në kongresin e PS gjatë kësaj të dielë janë si më poshtë:
Ministria e Brendshme – Largohet Taulant Balla, vjen Ervin Hoxha
Ministria e Financave – Largohet Ervin Mete, vjen Petrit Malaj
Ministria e Mbrojtjes – Largohet Niko Peleshi, vjen Pirro Vengu
Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Largohet Elisa Spiropali, vjen Taulant Balla