Kupola e Policisë së Shtetit dhe disa drejtori në qarqe, pritet të kenë ndryshime në fillim të shkurtit 2019. Këto ndryshime vijnë si rezultat i frymës së lëvizjeve që ka future ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
“Shqiptarja.com” mëson se pritet që në ditët në vijim, na qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan të ketë ndryshime në rang drejtorash, pasi në Durrës mësohet se Lleshaj ka planifikuar për drejtor qarku Ilia Nasi.
Ndërsa në Tiranë mësohet Lleshaj ka planifikuar të emërojë Edmond Rizaj. Të dy këta emra janë të njohur në Policinë e Shtetit, dhe se mbajnë mbi supe një karrierë të gjatë mes rradhëve të policisë dhe hetimit të krimeve në vend.
Pritet që në fillim të shkurtit 2019, ndryshimet të prekin edhe qarkun e Elbasanit, Vlorës, Fierit dhe Shkodrës. Si rezultat i këtyre ndyshimeve jo më larg se dy javë Lleshaj bëri një lëvizje surprizë duke emëruar në krye të Drejtorisë së Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar Tonin Vocaj dhe larguar të besuarin e Fatmir Xhafaj, Eduard Merkaj. Ndërkohë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vijuar me lëvizjet e drejtuesve pas marrjes së detyrës. Ditën e djeshme, Lleshaj ka firmosur emërimin e drejtuesit të ri të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Në vendin e Anila Trimit që u emërua nga Fatmir Xhafaj kur ishte në postin e ministrit, do të jetë Muhamet Rrumbullaku, një drejtues me eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, që rikthehet në post drejtuesi.
Muhamet Rrumbullaku ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe. Pas reformës me ndryshimin e pushtetit në vendin 2013 u largua, por gjashtë vite më pas është rikthyer sërish. Ndërkohë që ky është rikthimi i dytë që bën Lleshaj, pas atij të Tonin Vocajt pak ditë më parë në krye të drejtorisë së Departamentit të Policisë Kriminale, i cili ishte larguar po në vitin 2013.
Tonin Vocaj është një emër i njohur në polici, pasi në shkurt të 2013-së u publikuan foto të tij me Arben Frrokun, personin që vrau kryekomisarin Dritan Lamaj. Në atë foto Tonin Vocaj bashkë me Agron Kuliçin ishin duke drekuar me Arben Frrokun dhe pas vrasjes së Dritan Lamajt, ishin pikërisht Vocaj dhe Kuliçi që po hetonin këtë ngjarje.Publikimi i fotove bëri që Tonin Vocaj të jepte dorëheqjen nga grupi i hetimit për atë vrasje. Në 2013 ai u largua nga posti i drejtorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme duke u emëruar në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP, ndërkohë që dje është emëruar Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale.
Tonin Vocaj ka mbajtur një sërë detyrash në Polici dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duket se ka vendosur ti besojë përsëri një post të rëndësishëm. Ndërkohë i larguari Eduart Merkaj është emëruar Drejtor i Kufirit dhe Emigracionit. Merkaj zëvendësoi në këtë detyrë Aida Hajnajn, e cila mbante këtë pozicion dhe njëkohësisht dhe zv/drejtoreshë e përgjithshme e Policisë.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...