Partia Demokratike është e hapur të diskutojë ndryshimet kushtetuese që lidhen me zgjedhjet por nuk pranon ultimatumet kohore të PS.
Për këtë arsye përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi i kërkon mazhorancës që të tërhiqet nga procedurat parlamentare dhe ti japë kohë këshilli politik.
Oerd Bylykbashi: Këto çështje duhet të tërhiqen nga parlamenti dhe të vijnë në këshill. Sistemi zgjedhor është rregull themelor dhe për pasojë çdo veprim i njëanshëm shkatërron procesin e reformës zgjedhore. Asgjë nuk është tabu. Të ndryshosh Kushtetutën për 6 ditë kur vetëm për Kodin Zgjedhor janë dashur 6 muaj është tregues i asaj q po ndodh në këto momente.
Sipas Bylykbashit frika e Edi Ramës është rotacioni politik dhe për këtë arsyr ai po kërkon me çdo kushte heqjen e koalcioneve parazgjedhore.
Oerd Bylykbashi: “Lista e hapur dhe koalicioni sic ekziston sot janë krejtësisht kompatibël. Pretendimi që fleta e votimit do të bëhet e pamenaxhueshme është i rremë sepse ashtu sic sot 60 parti regjistrohen në një fletë votimi si koalicion nesër regjistrohen përsëri 60 parti veç e veç, njësoj si tek koalicioni dhe për rrjedhojë fleta e votimit është e njëjta gjë”
Edhe pse demokratët janë në pritje të një tërheqje të PS nga propozimet për ndryshimet kushtetuese, Bylakbashi tregohet skeptik për listat e hapura ndërsa tregon se cili është sistemi më i mirë për shqiptarët.
Oerd Bylykbashi: Sistemi maxhoritar i drejtëpërdrejtë i cili i jep mundësi zgjedhësve të përcaktojnë realisht kush janë deputetët. Ndërkohë që listat e ahpura pa demokratizim të partive mund të përfundojnë në të njëjtën situatë si më përpara.
Por ndryshimi i sistemit dhe çështjet e tjera të lidhura me këtë pikë sipas demokratëve kërkon kohë dhe thellimin e nevojshmë politik dhe teknik. Të njëjtën gjë sipas tyre e kanë kërkuar edhe ndërkombëtarët pasi përshendetën marrëveshjen e 5 qershorit./oranews
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...