Ndryshimet klimatike po kthehen në shqetësim urgjent për shumë shtete. Shqipëria është një prej tyre. Ndonëse nuk hyn te grupi i “ndotësve”, vendi po vuan pasojat e emetimeve në masë të gazrave. Në fillim të nëntorit, në samitin e Glasgout, qeveria pohoi se vendi do japë kontributin në mbajtjen në kontroll të ndryshimeve klimatike.
Shqipëria është një nga vendet që preket më së shumti nga ndryshimeve klimatike, sidomos në sektorin energjetik.
“Po shohim që potenciali hidroenergjetik i vendit po cenohet nga ndryshimet klimatike. Diversifikimi energjisë, në diellore dhe me anë të erës është shumë i rëndësishëm. Gjermania është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në programe të ndryshme për të reduktuar dyoksidin e karbonit duke iu adaptuar ndryshimeve klimatike”.
Për zëvendës-ambasadorin britanik, Jason Ivory mbetet e rëndësishme që objektivat e diskutuara në samitin e klimës në Skoci të transformohen në veprime reale në mbrojtje të habitateve, zhvillimit të qëndrueshëm të industrive dhe uljen e niveleve të emetimeve të gazrave./T Ch/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet