Google ADS

Ndryshime në qeverinë Rama, këta janë pesë zëvendësministrat e rinj në kabinet

20:01 | 6 Mars 2024
E.H

Pesë zëvendësministra të rinj janë emëruar në kabinetin e Qeverisë së Shqipërisë nga kryeminsitri Edi Rama.

Sokol Duma emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Adela Xhemali u lirua nga detyra dhe emërohet zëvendësministre e Financave.

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani u lirua nga detyra dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero u lirua nga detyra dhe emërohet zëvendësministër i Financave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Endrit Yzeiraj u lirua ng detyra dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme