Mbi 2100 persona humbin jetën çdo vit në vendin tonë si pasojë e ndotjes së ajrit.
Specialistët e Shëndetit Publik janë alarmin për këtë situatë, ku përveç numrit të lartë të vdekjeve, shifra e personave të sëmurë nga problemet respiratore apo kardiake është disa herë më e lartë.
Agron Deliu: “Është fakt që Shqipëria ka një problem madhor me ajrin urban. Sipas raportimit më të fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit, në vitin 2016, Shqipëria ka 2120 vdekje në vit nga ndotja e ajrit, shkruan OraNews.tv.
E klasifikuar teknikisht kjo është rreth 2 mijë vdekje nga grimcat e imëta që janë dhe ndotësit kryesor PM10, PM2,5 dhe pjesën tjetër nga oksidet e azotit dhe nga ozoni që janë po ashtu gaze që lidhen me transportin automobilistik”
Specialistët kërkojnë që të merren masa për të ulur ndotjen e ajrit duke nisur nga pastrimi më i mirë i rrugëve brenda të qyteteve dhe kontrolli i cilësisë së karburanteve.
Agron Deliu: “Ëshë një gamë e gjerë masash që duhen marë, të kontrollohet më mirë cilësia e rrugëve, cilësia e karburanteve, cilësia e motorëve të makinave, gjelbërimet e qyteteve, sepse gjelbërimi përveç faktorit estetik ka një faktor shumë të madh si filtrues i grimcave të imëta dhe i gazve që çlirohen në qytet”
Drejtues të Ministrisë së Mjedisit u bëjnë apel qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e makinave.
Kledi Xhaxhiu: “I bëj thirrje qytetarëve që të lëvizin sa më pak me mjete dhe mundësisht të përdorin mjete në mënyrë të përbashkët do të thotë qoftë transportin publik ose në rast se përdorin makinat të kemi sa më shumë njerëz në mënyrë që të lëvizim të gjithë së bashku duke përdorur konceptin e ndarjes së mjetit. Kushti kryesor që ne do të impelmentojnë është futja e metodologjisë së re të mjeteve të transportit të qëndrueshëm siç janë mjetet elektrike”
Me rastin e Javës Europiane të Lëvizshmërisë, Ministria e Mjedisit ka organizuar një aktivitet sensibilizues për të nxitur përdorimin e mjeteve të transportit që nuk prodhojnë ndotje, sikurse janë edhe biçikletat.
Java Europiane e Lëvizshmërisë zhvillohet çdo vit nga 16 shtatori deri më 22 shtator.
Kjo javë nxit bashkitë e qyteteve europiane të prezantojnë dhe promovojnë ndërmarjen e një sërë masash për të realizuar një transport të qëndrueshëm dhe ftojnë të gjithë individët të përdorin alternativa të tjera për të udhëtuar dhe lëvizur përveç përdorimit të mjeteve motorike.
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha