Në kohën kur opozita ka deklaruar vijimin e protestave dhe mos bindjen civile, komisariatet e policisë Lushnje, Vore, Elbasan dhe Kurbin kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë mbi 60 persona.
Mes tyre 34 deputetë akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme “ dhe “Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Policia ka paditur edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.
Në listën e të proceduarve nuk mungojnë as kryebashkiakët e djathtë Voltana Ademi dhe Bashkim Shehu.
Të enjten e kaluar opozita doli në rrugë për të protestuar ndaj arrestimit te 23 qytetarëve në Rrugën e Kombit që kundërshtuan taksën 5 euro por dhe hyrjen në fuqi të taksave të reja si ajo e pronës apo TVSH për biznesin e vogël.
Përveç paralizimit të qarkullimit në Vorë, Elbasan, Milot dhe Lushnje disa nga protestuesit akuzohen edhe për ndotje të ajrit pasi kanë djegur disa goma. Në të 4-t tubimet protestuesit lejuan kalimin e ambulancave dhe rasteve urgjente ndërkohë që nuk munguan tensionet dhe konfrontimet fizike me policinë, e cila kërkoi me megafon hapjen e rrugës../TCh
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...