25 punonjës të Hipotekës dhe Aluiznit janë dërguar për ndjekje nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, pasi akuzohen për veprën penale të korrupsionit.
“Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfshirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjësit më të thjeshtë”, ka deklaruar ministrja Gjonaj.
Nga qyteti bregdetar i Vlorës, ministrja i bëri apel që qytetarët nuk duhet t’u japin rryfshet punonjësve të administrates për të marrë shërbimin e përcaktuar me ligj, por duhet ta denoncojnë atë.
“Ju lutem mos pranoni të jepni rryshfet dhe ju lutem përsëri, zyrtarisht dhe personalisht: Denoncojini rastet e korrupsionit. Nuk toletohet as edhe një”, është shprehur ministrja Gjonaj.
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë