Google ADS

Ndjeki me thikë klientët se refuzuan të paguanin, në kërkim pronari i restorantit në Sarandë

19:42 | 7 Gusht 2022
E.H

Policia e Sarandës në Shqipërika shpallur në kërkim pronarin e një restoranti në Sarandë i cili ka kanosur me thikë klientët pas debatit për faturën.

Përmes një njoftimi policia thotë se pas publikimit në rrjetet sociale të një video ku shihet teksa pronari i një restoranti kanos me thikë disa klientë, është shpallur në kërkim shtetasi Alban Çoba, 48 vjeç banues në Sarandë.

Konflikti mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 të së shtunës pas një debati me disa klientë lidhur me faturën, për të cilën klientët nuk ishin dakord dhe refuzonin ta paguanin./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme