Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me tone të ashpra akuzave të opozitës se qeveria po vjedh taksat e shqiptarëve, duke i lënë këta të fundit të vdesin nga koronavirusi.
Në takimin e përjavshëm për “Ekonomia në fokus”, Rama e nisi fjalën e tij me akuzat e opozitës, duke thënë se ndjen neveri dhe përbuzje për shefat e opozitës, ndërsa shtoi se shifrat e koronavirusit po rriten në të gjithë botën.
“Më lejoni të ndaj me publikun ndjenjën e neverisë dhe të përbuzjes për shefat e të ashtuquajturës opozitë, që janë cakërdisur deri në pikën ku shpresat e tyre të lodhura për pushtet i kanë mbështetur të gjitha tek ëndrra e një katastrofe shëndetësore. Faktikisht janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të corodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull, përmes gënjeshtrash, sajesash, një propagande të shfrenuar, që dëmton seriozisht moralin e mjekëve, infermierëve, ekspertëve, që me shumë profesionalizëm e përkushtim po udhëheqin në këtë frontë. Është e pajustifikueshme me asgjë, që sot t’u thuhet në mënyrë të përditshme njerëzve se spitalet janë në kolaps, cka nuk është e vërtetë, që njerëzit dergjen në dysheme, cka nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që qeveria po vjedh.
Është absurde, se për fat të keq, por edhe për fat të mirë, fakti është se numrat po rriten kudo. Po vjedh Kancelarja dhe qeveria gjermane, kryeministri britanik, presidenti francez? Është një absurd, që fatkeqësisht nuk vjen nga paditura, por nga qëllimi ogurzi për të nxitur panik, për të mbjellë cdo ditë dëshpërim dhe për të armiqësuar njerëzit me qeverinë. Shumë e dukshme, shumë vulgare, shumë e dënueshme si strategji politike për pushtet, për një pushtet që nuk kanë shans ta rimarrin, pasi e kishin dhe e shpërdoruan. Fatmirësisht ky virus nuk erdhi kur ishin ata, me shëndetësinë që kishin ata, se atëherë do të kishim parë se c’do të thotë tragjedi dhe katastrofë kombëtare. Si mund të gënjehet në këtë far feje, si mund të organizohet përditë një sulm i tillë pa fakte e shifra, në emër të opozitarizmit”, tha Rama./BW
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...