Ndizen dritat e Vitit të Ri,Rama: Në këto kohë festash të rrimë në shtëpi me fëmijët e prindërit

00:51 | 23 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin e tij në ditën q ëu ndezën dritat e Pemës së Vitit të Ri ta bëjë me një mesazh.

Një mesazh që shkon për të respektuar masat anti-COVID, për të shëndetin e të gjithëve.

“Duke uruar të keni pasur një fundjavë të qetë Ju lutem, të gjithëve, që në këtë atmosfere festash t’i kushtojmë̈ qëndrimit në shtëpi, me fëmijët e prindërit, sa më shumë kohë të jetë e mundur përtej detyrimeve të punës së secilit dhe ta vemë mbrojtjen e shëndetit mbi çdo dalje jo të domosdoshme nga shtëpia”, shkruan Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme