Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon kontrollet në terren për të identifikuar subjektet me risk. Referuar të dhënave nga kjo drejtori, për periudhën 1- 15 nëntor janë kontrolluar 1,574 subjekte, nga të cilat 758 janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor. Vlera e penalizimeve për këto subjekte është rreth 26.7 milionë lekë.
Ku më kryesoret renditen si më poshtë:
12 tatimaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).
39 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore. Për ata është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.
268 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).
34 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 39 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.
148 tatimpagues janë konstatuar që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.
102 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ku 92 janë subjekte të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 10 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
Kontrollet e strukturave të specializuara të Hetimit Tatimor janë përqendruar në subjektet që ushtrojnë veprimatari ekonomike në qendrat e qyteteve: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë.
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...