Google ADS

Ndërtimi i rrjetit të ri në Dukat, ministrja Balluku: 65 mijë turistë do të jenë përfitues të këtij investimi

12:39 | 12 Korrik 2024
R J

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Belinda Balluku, ka njoftuar rreth punimeve në Dukat për ndërtimin e një rrjeti të ri.

Ky rrjet i ri do të furnizojë me ujë të pijshëm zonën bregdetare të Draleos, Drimadhes dhe Dhërmiut, shkruan Arbresh.info.

Balluku ka njoftuar se 2300 banorë, 3200 punonjës që shërbejnë në njësitë hoteliere të zonës, si dhe më shumë se 65 mijë turistë do të jenë përfitues të këtij investimi të rëndësishëm.

Njoftimi i plotë:

Në Dukat është duke u punuar për ndërtimin e rrjetit të ri, i cili do të furnizojë me ujë të pijshëm zonën bregdetare të Draleos, Drimadhes dhe Dhërmiut. Një projekt i shtrirë në dy bashki dhe që do të përmirësojë cilësinë e shërbimit në një prej zonave kryesore të turizmit në bregdetin e jugut. 2300 banorë, 3200 punonjës që shërbejnë në njësitë hoteliere të zonës, si dhe më shumë se 65 mijë turistë do të jenë përfitues të këtij investimi të rëndësishëm./Arbresh.info/

Të ngjashme