IKMT bashkë me Policinë e Shtetit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm njoftojnë se kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë.
Në aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe Policisë, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.
Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje.
“Paralelisht, IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, për prerjen e pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar e media të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital”, thuhet në njoftim./TCH
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...