Ndërron jetë turisti 37-vjeçar polak në Sarandë, dyshimet e para

01:02 | 26 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Një 37-vjeçar polak ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 17:50 në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç.

Ky i fundit ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:50, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme