Poeti i njohur Agim Doçi ka mbyllur sytë përgjithmonë. Doçi ndodhej prej mëngjesit të së shtunës në reanimacion në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT, pasi pësoi hemoragji cerebrale.
Doçi ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Ai ishte një prej poetëve më të njohur veçmas si krijues i poezive të këngëve shqiptare.
Doçi ka qenë dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Po ashtu, poeti Doçi ka qenë autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare dhe fitues i mbi 50 çmimeve.
Poeti dhe tekstshkruesi Doçi ka qenë i pranishëm në shumë festivale të këngës në RTSH, por edhe festivale të tjerë.
Në bashkëpunim me emra të njohur të muzikës shqiptare Agim Doçi ka marrë mjaftë çmime. Shumë krijme të tij kanë mbetur hite dhe janë në arkivin e RTSH dhe muzikës shqiptare./rtsh
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...