Ndërron jetë në spitalin e Vlorës i dënuari me burg

11:09 | 16 Tetor 2024
Q L

Më datë 16.10.2024, rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. 73-vjeçari ishte dërguar për ndihmë mjekësore në këtë spital, nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme.”

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme