Pak ditë më parë ndërmori një “aventurë” adoleshentësh, por fatkeqësisht gjithçka ka rezultuar fatale për 13-vjeçarin e identifikuar si J.N..
I mituri u kishte marrë makinën prindërve, pa dijeninë e tyre, e së bashku me një tjetër adoleshent 16-vjeçar udhëtonin me të, pa e imagjinuar se do të përfundonin të përplasur pas një peme në qytetin e Lezhës.
Dy adoleshentët u nisën me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor, por duket se autori i ngjarjes nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe traumës që iu shkaktuan.
Ai ndërroi jetë në spital këtë të martë. I plagosur nga aksidenti mbeti edhe 16-vjeçari tjetër që udhëtonte me të./Top Channel
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...