Një tjetër pacient ka ndërruar jetë këtë të martë në spitalin infektiv të Tiranës, duke e çuar numrin total të viktimave të Covid në 46.
Lajmin e konfirmon Ministria e Shëndetësisë, e cila bën me dije se ka ndërruar jetë një 65 vjeçar nga Tirana, i shtruar në terapi intensive. Ministria thekson se viktima e rradhës e koronavirusit, vuante nga sëmundje si diabeti dhe policitemia.
“Pas disa ditësh i shtruar në spital në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante edhe nga diabeti dhe policitemia. Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.”-njoftoi Ministria e Shëndetësë./Express
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...