Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e së shtunës në Sarandë.
34 -vjeçari Arlind Qendro nga Saranda, duke udhëtuar me mjetin e tij, ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës dhe më pas ka rënë poshtë. Për rrjedhojë, i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit në afërsi të Hotel “Panorama”.
Pas njoftimit nga një qytetar i rastit, ka shkuar ambulanca dhe 34-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij. Mësohet se 34 vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.
Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë shkuar në vend ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë./abcnews.al
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...