Recepsionistja që ndërroi turnin me 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi para se ai të vritej mesnatën e djeshme me armë zjarri nga 43-vjeçari Gerald Shehu, ka rrëfyer për mediat detaje mbi ngjarjen e rëndë.
Ajo tha se krimi ndodhi në pjesën e parkingut të makinave, pranë dhomave të stafit.
Sipas saj, viktima ishte tip i lëvizur e jo shumë i rregullt dhe nuk kishte shenja për një njohje të mëparshme të tij me autorin e krimit.
“Nuk ka shumë kohë, ka disa ditë që ka nisur punë. Ishte pak si tip i lëvizur, nuk është se më ishte dukur ndonjë djalë shumë i rregullt. Me Geraldin nuk është se kam biseduar shumë, më shumë kam biseduar me pronaren se ai kishte pjesën e Restorantit. Nuk është se jemi ndeshur shumë për të biseduar. Dje në orën 10:30 në darkë më ndërroi Eraldi.
Nuk kam dëgjuar zhurma të shtënash. Geradi dhe Eraldi nuk kishin asnjë lloj kontakti ndryshe nga të tjerët. Ngjarjen e mora vesh nga ora 09:00 sot në mëngjes, kur më solli mami mëngjesin sot në dhomë. Më tha që kishte ardhur policia. Me sa thonë këta ngjarja ka ndodhur te pjesa e parkingut këtej mbrapa, te dhomat e stafit.
Do vazhdojmë punën. Dhamë deklaratat në Polici. Ai erdhi këtu dhe kërkoi punë si një i panjohur. Tha fillimisht që po kërkoj punë për barist. I thanë këta do presësh sa të fillojë bari. Dhe i thanë hajde puno në recepsion. Mami erdhi këtu nga një sugjerim i një shoqeje tjetër. Në punë ndihem shumë mirë, nuk kam ankesa për pjesën e sigurisë”, tha ajo./euronews.al
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...