Komuniteti shqiptar i New Yorku njofton se ka ndërruar jetë atdhetari veteran i komunitetit shqiptar në SHBA, Musli Mulosmanaj.
Nderimet e fundit të ndjerit Mulosmanaj i bëhen ditën e premte, me 5 maj, në Shtëpinë Mortore Ruxherio në Jankers (F. Ruggiero & Son) nga mesdita deri në orën 21, ndërsa varrimi i tij bëhet ditën e shtunë, me 6 maj, në varrezat Maple Grove Cemetery ne Kuins, në ora 11.30.
I ndjeri Musli Mulosmanaj ishte ndër aktivistët më të vjeter të çështjës kombëtare në komunitetin shqiptar në SHBA.
I përndjekur nga regjimi komunist, ai migroi në SHBA në vitet 60-ta, ku iu bashkua Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, shoqatës Legaliteti, Federates Vatra, duke mos e pushuar veprimtarinë e tij kombëtare deri në ditët e fundit. Fokusi i veprimtarisë kombëtare të z. Musli Mulosmanaj ishte demokratizimi i Shqipërisë dhe çlirimi e pavarësimi i Kosovës.
Për veprimtarinë e tij kombëtare, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ne vitin 2016, dekoron z. Musli Mulosmanaj me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Në vlerësim të qëndresës fisnike e të paepur ndaj përndjekjes së diktaturës, si dhe me mirënjohje për veprimtarinë e tij të shquar atdhetare, kontributin e qenësishëm dhënë për mbrojtjen e përparimin e çështjes shqiptare”.
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...
Kumbaro ndan pamje nga Tepelena e hijeshuar për Festa Kombët...