Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarje e rëndë që ndodhi gjatë një ceremonie mortore mesditën e djeshme në varrezat publike të qytetit të Librazhdit.
“Panorama” shkruan se 29-vjeçari Toni Hidri, në momentin që i ka dhënë lamtumirën e fundit gjyshes së tij, ka pësuar infarkt thuajse sipër dheut ku edhe është varrosur gjyshja.
Sipas të afërmve, të cilët kanë mbetur të shokuar nga ajo që kanë parë dhe kanë dëgjuar, Toni ishte shumë i lidhur me gjyshen e tij.
Fatkeqësisht, prindërit e Tonit kanë qenë të ndarë dhe Toni u detyrua që i vogël të rritej nga gjyshja e tij, dhe dashuria e madhe e gjyshes kishte bërë që ai asnjëherë mos ta ndjente mungesën e prindërve.
Ky ka qenë edhe shkaku i një emocioni të fortë, që sipas mjekëve mund të ketë shkaktuar edhe infarktin. Mjekët thonë se, në fillim Toni ka pasur tension të lartë dhe fill pas kësaj i ka rënë edhe infarkt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, pa mundur dot që të dërgohej në spital.
Të afërmit dhe miqtë e tij e kujtojnë atë si një djalë të mbarë e të miredukuar, dhe kjo sipas tyre falë gjyshes së tij që e rriti me dashuri. Prej shumë kohësh, Toni emigroi drejt Belgjikës tek i vëllai i tij, por sërish u kthye në qytetin e Librazhdit te gjyshja e tij, dhe punonte si kamerier në lokalin në pronësi të dajës së tij.
Sipas banorëve të Librazhdit, një nga shkaqet që ai u rikthye nga emigrimi ishte dashuria për gjyshen. Ndërsa gjyshja e Tonit është varrosur mesditën e së enjtes, ceremonia mortore e djalit të ri do të kryhet të premten në mesditë.
Kjo ndarje para kohe nga jeta ka shokuar mbarë qytetin e vogël të Librazhdit, ngjarje që sipas tyre nuk ishte dëgjuar ndonjëherë në këtë zonë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...