Një 64-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim prej 12 vitesh, ka rënë në prangat e policisë në Itali. Faslli Qibini rezulton i dënuar me 22 vite burg në shtetin fqinj, për trafik ndërkombëtar droge, krim për të cilin ishte në kërkim që prej vitit 2011.
Ai konsiderohet si ndërmjetës në trafikun ndërkufitar të drogës midis Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë Jugore. Ai u shpall në kërkim në prill të vitit 2011, kur në arrest shtëpie u arratis dhe u zhduk pa lënë gjurmë.
Mediat italiane shkruajnë se autoritetet e rikthyen sërish vëmendja nga Qibini pas kaq shumë vitesh, pasi u vu re se familja e tij, e cila ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm të policisë, i kishte shutuar ndjeshëm shpenzimet.
Sipas mediave italiane, efektivët e policisë kishin diktuar se bashkëshortja e Qibinit dhe i biri blinin shpesh duhan, edhe pse nuk ishin duhanpirës, gjë që çoi në intensifikimin e kërkimeve për të. 64-vjeçari u kap teksa po ecte në lagje, ndërsa tashmë ndodhet në burgun Secondigliano./ TGCOM
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...