Ndërkombëtarët kërkojnë “kokën” e kryegjyqtarit shqiptar, e rikthejnë sërish në vetting

17:57 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar nga Komisioneri Publik shqiptar që të apelojë vendimin e dhënë disa ditë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për kalimin e vettingut nga ana e kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.
Mesa duket ONM, ashtu siç ka bërë dhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, po vepron në të njëjtën linjë dhe me kryegjyqtarin e të Lartës, e cila po ashtu ka dalë jashtë funksioni nga largimet e shumta.

ONM rekomandimin për të apeluar vendimin e KPK-ja ja ka paraqitur Komisionerit Publik, i cili pritet ta çojë çështjen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, organin e dytë të vettingut.

Njoftimi i plotë:
Në datë 24.07.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori medetyrë Kryetar i Gjykatës së Lartë. Sot, më datë 06.08.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Xhezair Zaganjori.

Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar tëMonitorimit. Bazuar në pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë. Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1 të nenit 63 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankimpranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dheaneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësiminkalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar tëgjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme