Dhuna në familje ka mbizotëruar për vite me radhë në familjen Xhura në Durrës, e cila jeton mes varfërisë në Porto Romano.
Episodi i radhës është shënuar mbrëmjen e të mërkurës, kur vajza 14-vjeçare ka ndërhyrë për të shuar sherrin mes prindërve, por ka përfunduar e djegur në gjymtyrën e poshtme me ujin që ziente mbi sobën e drurit.
Tashmë 14-vjeçarja ndodhet në Repartin e Djegie-Plastikës në QSUT për të marrë ndihmën mjekësore, raporton bw.
Një banesë e varfër gjithsej jo më shumë se 45 metra katrorë, është “dëshmitare” e dramës me të cilën përballet familja Xhura në Porto-Romano, 100 metra larg prej fushës ku digjen qindra tonë mbetje urbane.
Në banesë ka shkuar gjyshja 70-vjeçare e vajzës, e cila me lot në sy rrëfen se djali i saj Kujtimi, i cili është në kërkim nga policia, vazhdimisht konsumon alkool, si pasojë e problemeve të mëdha ekonomike që kalon kjo familje.
“Shtëpinë e gjeta hapur kur shkova. Nuk kishte njeri brenda. Im bir pi alkool e dehet. Këtë ai e bën nga mërzia, sepse nuk kanë punë, e kanë halle. Nuk e ka djegur i ati me dashje, është rrëzuar tenxherja sepse soba tundet sa andej-këndej. Këta janë fukarenj në pikë të hallit për bukë”, thotë 70-vjeçarja.
Gjatë dëshmisë së saj në polici, nëna e 14-vjeçares Manushaqe Xhura ka rrëfyer ngjarjen, duke theksuar se djegia e vajzës ka qenë aksidentale.
“Kujtimi ishte i dehur, më kërkonte para, por unë nuk pranoja t’i jepja. Ai nisi të më dhunonte. Vajza ndërhyri për të shuar sherrin. Kujtimi qëlloi me shkelm sobën e drurit, që gjendet në mes të shtëpisë dhe qëndron mbi katër tulla. Tenxherja me ujë të nxehtë u rrëzua mbi prehrin e vajzës”, ka rrëfyer nëna.
Soba e drurit qëndron ende në mes kuzhinës aty ku rrinë zakonisht 5 anëtarët e familjes me origjinë nga zonat e thella të Burrelit.
Në banesë ka mbetur edhe vakti i fundit i konsumuar nga familja, e cila është shpërbërë pas ngjarjes.
Kjo familje mbijeton vetëm nga puna e të dy prindërve të cilët për çdo mëngjes i drejtohen fushës së mbetjeve urbane dhe aty mbledhin shishe plastike , apo qelqi, që më pas i shesin.
Tashmë nëna dhe i vëllai i 14-vjeçares qëndrojnë në spital në Tiranë, ndërsa i ati është në kërkim nga policia.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...