Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PD-së, Begaj ngushëllon familjen Bogdani

15:13 | 18 Shtator 2024
R J

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Barjam Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Begaj shprehet me hidhërim për ikjen e parakohshme të Gerti Bogdanit, ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve.

“Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit. Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve! Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE”, shkruan Begaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme