Pasi presidenti Ilir Meta vendosi të zhdekretojë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe të caktojë 13 tetorin si datë të re, mes institucionit që ai drejton dhe maxhorancës nuk ka pasur ‘paqe’.
Kreu i shtetit ka zgjedhur të reagojë sërish përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke publikuar një fjalim të tij të 11 viteve më parë, kohë kur drejtonte LSI-në.
Në thelb të fjalimit të presidentit qëndronte fakti se parimi për ndarjen e pushteteve është jetik, duke marre shkas nga marrëveshja e PS-PD në 21 prill të 2008, ku u ndryshua Kushtetuta dhe në atë kohë Meta hyri në grevë urie.
“Ne nuk mund të pranojmë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 prillit. Sepse për ne parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, jetik. Është vetë vija ndarëse midis demorkacisë dhe diktaturës”, thuhet në fjalimin e Metës, ndërsa ai shton: “Edhe sot më e vërtetë dhe aktuale se 11 vite më parë!”./bw
Moti në Shqipëri me vranësira mesatare dhe kthjellime ne lin...
“Jam që 48 vite në futboll” – deklarata e Ancelottit pas El ...
10 ushqimet ideale që duhet të konsumohen në mëngjes
Moti sot me diell
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?