Ish-kryeministri Sali Berisha, të mërkurën, ka reaguar për ndarjen territoriale të Kosovës, e cila ishte edhe tema e debatit në emisionin “Opinion” në TV Klan.
Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Berisha thekson se vetpranimi i diskutimit për integritetin e Kosovës me armikun tënd është kapitullim në kohë paqe para tij, është pranim i të drejtës së tij legjitime për të kërkuar territoret e tua, është verbëri diplomatike e politike e atyre që nuk kanë abc-në e interesit kombëtar dhe as të tryezës apo teknikës së bisedimeve me kundërshtarin.
“Ata që çliruan Kosovën, e çliruan atë brenda kufijve të caktuar ndërkombëtar. Ata që shpallën pavarasinë e Kosovës kanë shpallur atë në një territor të kufizuar në kufij të caktuar ndërkombëtar. Ata që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e kanë njohur atë si shtetin e pavarur brenda kufijve ndërkombëtar”.
Ish-kryeministri thekson se kur këtë projekt e diskuton Tirana me Beogradin pa autorizimin e Prishtinës, ështe zhvlerësim total i udhëheqjes dhe përfaqësimit të Kosovës, është barazimi de fakto i qëndrimit të Shqipërisë me qëndrimin e Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës, është akt tradhëtie i mirëfilltë kombëtarë!
Berisha deklaron se ky debat bëhet nga shqiptarë apatrid dhe albanofob të gatshëm për çdo kompromis dhe zgjidhje për menderën e tyre. Shqiptarët nuk u kanë asnjë borxh serbëve!/Opinion/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?