ZCEU9, një prej jahteve më luksozë në botë me flamur të ishujve Bermude dhe pronar rus, ka prekur ujrat e Portit të Sarandës, një vit pasi është ndërtuar.
Jahti që ka ngjallur kuriozitet të lartë është 144 m i gjatë dhe 25 m i gjerë dhe udhëton vetëm me ekuipazhin prej 15 anëtarësh. Arsyeja e zbarkimit në Sarandë është për t’u furnizuar me naftë.
Anija do të blejë 840 mijë litra naftë në portin shqiptar. Deri tani, 36 autobotë nafte kanë filluar shkarkimin për furnizimin e anijes. Furnizimi pritet të vazhdojë deri në orët e mëngjesit.
Kjo ishte ndalea e parë ndërkombëtare që jahti luksoz me pamje të pazakontë kryen që pas regjistrimit të tij në portin e Hamiltonit./TCH
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...