Ministria e Bujqësisë ka shtuar masat për të kontrolluar përhapjen e gripit të shpendëve në Shqipëri. Ajo ka ndaluar importin e shpendëve të gjallë, vezëve dhe mishit të patrajtuar termikisht nga shtete ku janë konstatuar raste me influencë aviare. I ndaluar është gjithashtu dhe kalimi tranzit i këtyre produkteve në vendin tonë.
Bëhet fjalë për qytete të Bullgarisë, Italisë, Polonisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Çekisë. Urdhrat janë botuar në fletoren zyrtare. Produktet që vijnë nga vende të cilat nuk bëjnë pjesë në listë duhet të jenë të pajisura me certifikatë veterinare që garanton origjinën e saj.
Ndërkohë Autoriteti Kombëtar I Ushqimit për çdo ngarkesë me shpendë të gjallë apo nënprodukte të tyre të patrajtuara duhet të informojë Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Ushqimore.
Një vatër me grip të shpendëve u konstatua pak ditë me parë dhe në një fermë oborri në Mëzez pranë Tiranës. Shpendët u asgjësuan ndërsa zona u karantinua.
Rreth 2 mijë e 300 ferma me mbi 96 mijë shpendë u kontrolluan dhe Ministria e Bujqësisë tha se situata është nën kontroll.
Ndërkohë nga analizat e kryera pranë Institutit të Shëndetit Publik aktualisht nuk është konstatuar asnjë rast I kalimit të gripit nga shpendët tek njerëzit./abcnews/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...