Google ADS

Ndalimi i protestuesve të PD-së, reagon Policia e Shtetit

14:14 | 2 Janar 2018
L G

Policia e Shtetit ka reaguar ditën e sotme, lidhur me ndalimit të disa personave ditët e fundit, të cilët ishin shpallur në kërkim pasi morën pjesë në protestën e opozitës.

Përmes një njoftimi për mediat, policia e Shtetit bën me dije se ndalimi i tyre është bërë konform ligjit, ndërsa ka shtuar se hetimet ndaj tyre drejtohen nga prokuroria e Tiranës.

Në fund, policia thotë se garanton të drejtën e protestës, por do të jetës shumë e ashpër për atë që shkelin ligjin.

Reagimi i policisë:

Lidhur me deklarimet e përfaqësuesve të disa subjekteve politike, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim policor ditët e fundit, Policia e Shtetit sqaron se:

Mbi bazën e referimit në Prokurorinë e Tiranës të datës 19.12.2017, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë të planizuar në shërbim në sigurimin e protestës së opozitës zhvilluar në datë 18 dhjetor, përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë janë shpallur në kërkim një numër personash për “Kundërshtim të punonjësve të Policisë së Rendit Publik”, parashikuar nga neni 236/22, i Kodit Penal.

Mbi këtë bazë, sistemi TIMS në Pikat Kufitare dhe çdo patrulle policie që bie në kontakt me këta shtetas, ka detyrimin t’i ndalojë ata dhe të njoftojë OPGJ që ndjek çështjen.

Kjo ka ndodhur edhe ditët e fundit, kur janë evidentuar, ndaluar, ku u është marrë deklaratë dhe janë lënë të lirë, disa persona të shpallur në kërkim policor.

Hetimet ndaj tyre vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Policia e Shtetit garanton të drejten e protestes, por nuk do të hezitojë në asnjë rast të ushtrojë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme