Rreth 81% e automjeteve të regjistruara në vendin tonë për vitin 2017 dhe 2 muajt e parë të vitit 2018 janë të prodhuara para vitit 2009, ndërkohë që vetëm 19% e tyre janë prodhuar në 10 vitet e fundit.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, të përpunuara nga TV SCAN, në total për këtë periudhë kohore janë regjistruar 52.250 mjete, nga të cilat 42.625 janë më të vjetra se 10 vjet.
Është pikërisht kjo kategori automjetesh, të cilat pritet të mos lejohen më të importohen në Shqipëri, duke diktuar ndryshime të ndjeshme në këtë treg.
Në bazë të projektvendimit të nxjerrë për konsultim nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Mjedisit dhe Turizmit do të lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim autoveturat e përdorura, të prodhuara jo me shume se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.
Ndërkohë që, automjetet, të cilat tashmë kanë hyrë ne territorin shqiptar, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, kane afat deri ne 31 dhjetor 2018, për kryerjen e procedurave te nevojshme, pasi në këtë kundërt nuk do të mund të regjistrohen.
Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë vetëm automjetet e hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë për shembull automjete te prodhuara deri ne dhjetor 1970. Megjithatë, për Shqipërinë të paktë janë ata persona që disponojnë automjete të tilla, ndërsa për vitin që lamë pas u regjistruan vetëm 11 të tillë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...