Pas ndalimit të dy protestuesve që morën pjesë në tubimin e opozitës, të shumta ishin reagimet politike, të cilat kulmuan me qëndrimin e kryedemokratit, Lulzim Basha.
Duke i quajtur këto si akte frike nga Kryeministri Rama, ka reaguar zyrtarisht edhe Policia e Shtetit.
Lidhur me rastin e ndalimit të një protestueseje në pikën e kalimit të Morinës, policia thotë se “sistemi TIMS në Pikat Kufitare dhe çdo patrulle policie që bie në kontakt me këta shtetas, ka detyrimin t’i ndalojë ata dhe të njoftojë OPGJ që ndjek çështjen”.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ditët e fundit me persona të tjerë, të cilët pasi janë shoqëruar në komisariat, janë lënë të lirë.
Policia e Shtetit apelon qytetarët që të mos shkelin ligjin kur protestojnë, pasi do të përballen me forcën e tij./noa.al
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë