Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla deklaroi të enjten se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore falë bashkëpunimit me SPAK dhe me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, po rrit forcën goditëse, për të çuar përpara procesin e vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Balla bëri të ditur se ditën e sotme janë goditur raste të abuzimit me detyrën të disa punonjësve të Policisë Rrugore në Fier.
“Ju lutem qytetarëve dhe mediave të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit po rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korrupsioni të punonjësve të Policisë së Shtetit”, shkruan Balla.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Shqipërisë (rajoni Fier-Berat) ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier ndaj 5 punonjësve të Policisë.
Ata janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “shpërdorim i detyrës” dhe “falsifikim i dokumenteve”./rtsh.al/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...