Ndahet nga jeta ish-sekretari i Enver Hoxhës

17:33 | 15 Janar 2023
KRG

Ish-sekretari i Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë dhe bashkëredaktor në disa nga veprat e Enver Hoxhës, Sevo Tarifa ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e të ndjerit përmes një njoftimi, në të cilin shkruan: “Me hidhërim të thellë njoftojmë se njeriu ynë i shtrenjtë, Sevo Tarifa, u nda sot nga jeta në moshën 96 vjeç.

U jemi mirënjohës të gjithë atyre që e kanë dashur dhe e kanë çmuar këtë njeri të mirë dhe patriot të zjarrtë Përcjellja për në banesën e fundit është bërë ditën e sotme në orën 12:00.”

Sevo Tarifa qenë po ashtu në bordin drejtues të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste dhe ish-sekretar i Enver Hoxhës, publicist, shkrimtar, veteran i LANÇ./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme