Ndahet nga jeta “Artisti i Merituar” Shyqyri Alushi! Prej më shumë se dy javësh, këngëtari i muzikës popullore qytetare shkodrane Shqyqyri Alushi qëndroi në spitalin e Shkodrës.
Lajmin për ndarjen nga jeta të artistit, e ka bërë publik edhe ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama, i cili nga ana tjetër denoncon faktin që asnjë zyrtar nuk denjoi të paktën të interesohej për të. “E lanë të braktisur në labirinthet mes shëndetësisë “falas” dhe indiferencës shtetërore!”, shkruan Luan Rama.
“U prehsh në paqe Shyq Alushi i Shkodrës! Le të mbetet kënga jote, përjetësi e emrit dhe mirësisë tënde! Ngushëllime familjes, të afërmve! Ngushëllime Shkodrës që të deshi e të nderoi aq shumë!”.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...