Mentor Nazarko i cili është opinionist në Shqipëri ka komentuar situatën e fundit të krijuar në selinë e Partisë Demokratike atje.
Nazarko tha se është e paimagjinueshme se çfarë do ndodhë nesër, ku ish kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka thirrur protestë përpara zyrave të partisë që dikur e drejtonte.
“Është e paimagjinueshme se çfarë do të ndodhë nesër. Është e vështirë se çfarë pritet të ndodh, aq më shumë që zhvillimet brenda partive politike në Shqipëri janë shumë hermetike, pra s’ka informacione për jashtë se cili është humori i atyre shpirtrave, kush janë rebelët, kush do të shkojë t’i bie derës, pra për shumë arsye është diçka e paimagjinueshme. Supozoj se do të ketë përplasje për t’i shqyer dyert”, është shprehur Nazarko në “Edicioni Special” në Klan Kosova
Më tej, ai tha se vendosja e dyerve të blinduara në zyrat e PD-së është bërë në mënyrë që t’i jepet mundësi policisë që të reagoj.
“Vendosja e dyerve të blinduara është bërë në mënyrë që t’i jap mundësi policisë që të ndërhyjë, pra të mos ketë një dhunë ndaj njerëzve brenda selisë dhe kësisoj ata që janë brenda, që quhen de-jure, përderisa s’ka vendim gjykate, të zotërinjtë legjitim të shtëpisë, të thërrasin policinë”, ka thënë Nazarko, njofton Klankosova.tv.
Zhvillimet në Partinë Demokratike, Nazaro i sheh me potencial të madh destabilizues, ku tha se tragjike në këtë që po ndodh atjë është se në historinë e PD-së janë të njohura episodet e dhunës.
“Tragjike në këtë që po ndodh është fakti se në historinë e PD-së, të kryetarit e PD-së janë të njohura episodet e dhunës në institucione, mjafton të kujtojmë 14 shtatorin e vitit 1998, ku janë pamjet e mediave botërore ku një njëri me anti-tank i drejtohet kryeministrisë”.
“Ky është një zhvillim me potencial të madh destabilizues, dhe jo pa arsye zëvendës ambasadori amerikan ishte dje në selinë e PD-së, jo vetëm për të shprehur solidaritetin me Lulzim Bashën por edhe për të parë se sa e sigurt është godina. Në këtë kuptim, institucionet e sigurisë duhet të jenë të përgatitura”, është shprehur Nazarko.
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror