NATO ka nisur një projekt në vendet anëtare kundër dezinformimit dhe veprimtarive armiqësore të informacionit.
Në një njoftim për shtyp, NATO bën të ditur se do të ofroj grante për ide të reja në fushën e informacionit duke u mundësuar vendeve të Aleancës që të jenë më elastike ndaj dezinformimit dhe veprimtarive armiqësore të informacionit.
Ndërkohë, Ministri shqiptar i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi u shpreh sot se dezinformimi dhe veprimtaritë armiqësore të informacionit janë kthyer në një fenomen shqetësues dhe për këtë NATO është e vendosur t’i kundërpërgjigjet këtyre fushatave.
“Nisma më e fundit e Aleancës është gjithashtu një mundësi e jashtëzakonshme për organizatat joqeveritare (OJQ) shqiptare, universitetet, dhe çdo organizatë tjetër të shoqërisë civile”, ka shtuar Peleshi.
Ai ka thënë se të interesuarit kanë kohë për të aplikuar deri më 10 maj 2022./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...