NATO do të ndërtojë në Shqipëri bazën ajrore, e para në Ballkanin Perëndimor

12:38 | 4 Gusht 2018
Arbresh.info

NATO do ndërtojë në Shqipëri bazën ajrore, e cila do të jetë e para në Ballkanin Perëndimor.

Vendimi është miratuar sot nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në Facebook.

Rama ka thënë se në këtë projekt i cili pritet në nisë brenda këtij viti, NATO do të investojë mbi 50 milionë euro vetë në fazën e parë të projektit në bazën ajrore të Kuçovës.

Postimi i plotë i Ramës:

NJE LAJM SHUME I MIRE!

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës.

Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për

furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.

Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standart të ri për Forcat tona të Armatosura.

Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknokogjisë së fundit.

Paralelisht, po zhvillohen diskutime direkte me partnerin tonë strategjik, SHBA, për modernizimin e mëtejsh kapaciteteve ajrore shqiptare. Së shpejti, pritet qe vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve do të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme