Kryeministri Edi Rama ka falenderuar SHBA-në dhe NATO-n për ndihmën e dhënë me 60 respiratorë, për spitalet Covid në vendin tonë, të cilat janë marrë në dorëzim gjatë ditës së sotme.
Rama tha se NATO e veçanërisht SHBA kanë qenë një ndihmë e pashlyeshme ndaj Shqipërisë, edhe në momente të tilla, të vështira për vendet e tyre.
“Jo më kot një fjalë e urtë e jona thotë që miqtë e mirë duken në ditë të vështira, jemi në një moment ku bota është duke u përballur me një përshkallëzim të së keqes. U jam shumë mirënjohës SHBA-ve që dhe në këtë rast janë treguar të vëmendshme ndaj Shqipërisë”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë tha se dimri që vjen do të jetë një nga më të vështirët, ku pritet të ketë rritje të rasteve Covid, dhe 60 respiratorët do të jenë një ndihmë e madhe për spitalet Covid-19.
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...