Gazetari dhe analisti Mustafa Nano ka qenë i ftuar në emisionin ‘Historia ime’, ku ka folur për librin e tij më të ri ‘Si e kam njohur’.
Ai rrëfen sesi ka njohur 55 figura të ndryshme publike nga Leka Zogu deri tek kryebashkiaku aktual i Tiranës Erion Veliaj.
Pasditen e sotme, gjatë intervistës Nano është ndalur tek kryeministri Edi Rama dhe marrëdhënia mes tyre.
Sipas analistit, raporti ka qenë sipërfaqësor, ndonjë shkëmbim librash dhe asgjë e afërt.
Më tëj, Nano ka deklaruar se Rama i ka humbur motivimet e mira që ka pasur dhe është Kryeministri më i trishtuar në botë.
‘Rama, ndër personazhet e librit, është njëri prej atyre që unë e njoh më mirë sepse kam pasur edhe kontakte personale. Kontaktet e mia personale me Ramën kanë qenë kontaktet e mia më të mira me një politikan sepse kanë qenë të natyrës intelektuale. Kemi shkëmbyer idera politike, nuk kam pasur marrëdhënie siç kanë shumë kolegë të mi me politikanët, që i kanë shumë të afërta. Nuk i kam pasur asnjëherë të afërta, jemi takuar, kemi biseduar, kemi shkëmbyer ndonjë libër. E këtij niveli, e këtij lloji ka qenë marrëdhënia. Si politikan e kam ndjekur vazhdimisht, fillimisht më ka inspiruar me natyrën e vetë, me kurajon e vetë. Por me kalimin e kohës, Rama i ka humbur motivimet e mira që ka pasur, nuk ka më motivime, është i zbrazët nga motivimet. Por unë e shoh, ai është edhe i trishtuar, është Kryeministri më i trishtuar në botë’, tha Mustafa Nano./newsbomb
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...