Gazetari Mustafa Nano i është drejtuar me një apel kryeministrit të vendit, duke i kërkuar që të mos publikojë më në rrjetin e tij social familjet e vrarfra shqiptare që qeveria i ndihmon duke i rikonstruktuar shtëpinë.
Në emisionin Provokacija, Nano është shprehur se bamirësia që Rama bën publike në televizionin e tij ERTV është një gjest i ulët kur vetë kryeministri e di shumë mirë që ai është përgjegjës për të gjithë shqiptarët.
‘Dhe abuzimi shtohet kur sheh Kryeministrin që e shet këtë si një ngjarje me rëndësi kombëtare, madje – kjo është ç’është – si një bëmë të madhe të qeverisë e të kryeministrit, si një meritë të madhe të këtyre të fundit.
Kryeministri nuk harron asnjëherë të shkojë të përurojë fundin e punimeve, dhe të marrë para kamerave mirënjohjen e hallexhinjve që nuk janë më hallexhinj, që në ndonjë rast shoqërohet me pamje e vështrime të përlotura, që asnjëherë nuk janë teatrale. Janë lotë të vërtetë. E si të mos jenë?
Do doja t’i bëja një apel kryeministrit: Në keni Perëndi, mos e bëni më këtë gjë! Ngado që t’i vish rreth, është një gjë që nuk duhet bërë. Dhe ju e dini shumë mirë që nuk duhet bërë’, shprehet ndër të tjera Nano.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...