Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim kokë me ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e PS Fatos Nano.
Takimi mes tyre është zhvilluar në vilën qeveritare në Durrës, raporton News24.
Rama dhe Nano u takuan rreth orës 17:30 dhe biseduan për më shumë se 2 orë.
Burimet thanë për Ora News se ka një klimë të mirë mes të dyve. Sipas këtyre burimeve, Nano është shprehur se “ky është vetëm fillimi”.
“Nuk keni parë gjë akoma,” është shprehur Nano.
“Nuk është më thjesht çështje timoni, është çështje destinacioni”.
Rama dhe Nano janë takuar disa herë kohët e fundit. Nano është kthyer aktiv edhe në rrjetet sociale.
Në një postim të bërë përpara dy javësh, ai shkruan: “Dua t’ju falenderoj për mesazhet e pafundme, mbështetjen dhe fjalët e mira, të cilat m’i shkruani çdo ditë me një përzemërsi të madhe. Jam mirënjohës për të gjithë ju, të cilët akoma jetoni me idealin tim dhe besoni në atë çfarë besoj edhe unë,” shkruan Nano.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit