Dy ditë më parë ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare mjeku i njohur neurolog Ali Kuqo.
Djali i tij mjeku Altin Kuqo akuzon shefen e Infektivit Najada Çomo se i ishte refuzuar shërbimi te spitali COVID-1, ku trajtohen pacientët me koronavirus duke nënkuptuar se i ati ishte i infektuar.
Altin Kuqo në denoncimin që bën deklaron se ka të gjitha provat që Najada Çomo, babait të tij, që ishte një mjek shumë i njohur nuk i shërbeu duke refuzuar.
“Babait tim profesor i nderuar i Neurologjise dhe ish mjek i QSUNT dhe mua si mjek qe punoj ne QSUNT na u refuzua sherbimi prane spitalit Covid 1 nga shefja Najada.
Dhe une disponoj te gjitha provat e refuzimit te sherbimit prej saj. Per mua ishte e rende t’a provoj” denoncon ai, në postimin e reagimit të QSUT-së për vdekjen e babait të dy vajzave./lapsi.al/
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona