Raportohet se gjendja e tyre është përkeqësuar ndjeshëm, sa e kanë të nevojshme ndihëm mjekësore.
Por naftëtarët nuk kanë pranuar të shkojnë në spital, pasi i frikësohen infektimit me koronavirus dhe kjo do të dëmtonte grevën e tyre.
Ata vijojnë të zëvendësojnë medikamentet me ujë me sheqer për të forcuar disi imunitetin e tyre, megjithatë gjendja e tyre nuk është e mirë.
“Kemi marrje mendsh, dhimbje dhe këputje trupi. Do të qëndrojmë deri në pikën e fundit. Kthim mbrapa nuk kemi”, thotë një prej tyre.
Kujtojmë se kjo është greva e dytë e urisë e naftëtarëve. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës./abcnews.al/
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave