Mbetjet e hidrokarbureve në sipërfaqen e ujit dhe era e rëndë vijojnë të jetë të pranishme në bregdetin e Shëngjinit në Lezhë, edhe këtë të shtunë.
Vijon të mbetet problematike situata e ndotjes në bregdetin e Shëngjinit, ndërsa organet ligjzbatuese vijojnë kërkimin për kapjen e autorit.
Policia e Lezhës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim kapitenin e anijes së një subjekti që dyshohet të jetë përgjegjës për ndotjen e ujit të detit në Shëngjin. Sipas policisë bëhet fjalë për një anije tregtare me kapiten shtetasin me iniciale E. K, që derdhi mbetjet e vajrave ne det.
Autoritetet po punojnë për kapjen e kapitenit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës”. Po ashtu, autoritetet kanë marrë mostra të ndotjes për ekzaminime të mëtejshme. Mesditën e së premtes u vu re prani e hidrokarbureve në një gjatësi prej 1 km vijë bregdetare.
Ndërkohë Ministria e Mjedisit pohon se ndotja është ndërprerë, çka tregon se ka qenë incident dhe jo një derdhje e vazhdueshme. /klan/
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%