Një sasi e madhe nafte është derdhur këtë të premte në det, duke krijuar një ndotje me nivele të frikshme dhe aromë shumë të rendë në zonën e plazhit të Shëngjinit.
Ndotja ka ndodhur në 1 km të gjatësisë bregdetare duke shkaktuar jo vetëm krim mjedisor ndërsa era e keqe ka pushtuar të gjithë zonën e bregdetit.
Policia njofton se është identifikuar dhe shpallur në kërkim kapiteni i anijes së një subjekti që dyshohet të ketë hedhur mbetjet vajore.
Gjatë verifikimeve të kryera dhe pas administrimit të raportit të nisjeve të anijeve në portin e Shëngjin, nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se ka dalë në lundrim anija tregtare me kapiten shtetasin E.K., për të cilin u bë shpallja në kërkim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës” , pasi dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore në detin e Shëngjinit.
Gjithashtu, janë marrë mostra të ndotjes për ekzaminim të mëtejshme, si dhe është administruar praktika e daljes së anijes nga porti, njofton policia.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...