Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të tërhequr nga gara kandidatin për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë Kavajë, ka zhgënjyer jo pak socialistë, të cilët i kanë shkruar në rrjetin social “Facebook”.
Disa prej tyre shprehin zhgënjim pse Rama u tërhoq nga Kavaja, disa të tjerë thonë se bëri mirë.
KOMENTET
Qytetari: Po ben gafa politike duke i len terren nje partie me kulture dhune ne gjeneze.. Mos harro 21 janarin dhe masakren urbane qe na drejtoi per 8 vjet…. Nuk ka vend per negociata me njerez qe nuk negociuan kurre me ty…po shkrepen armet mbi elektoratin tend…. Ti je lideri jon … Merr qendrimin e nje Lideri te lutem ne emer te atyre qe te votuan.
Rama: Qetesia dhe urtesia jane virtyt i te forteve, burracakeria dhe frika jane dobesia e atyre qe hiqen si te forte!
Qytetari: N’a zhgënjeve edhe pse mund te jesh i detyruar nga Lu-ja! Edhe nese do te digjnin Bashkine, le t’a provonin, do te ishte nje prove me shume per te treguar cilet jane edhe ne BE.
Rama: Nuk eshte loje luftash fati i Shqiperise dhe mua s’me detyron askush perveç interesit kombetar e qytetar te shqiptareve!
Qytetari: Nëse ti fiton për herë të dyte, mandatin si kryeminister jam i bindur, që nuk do prokupohesh jo vetëm ndaj kësaj zonje të mashuar por për të gjith popullin shqipëtar, sepse politika është kurv që bëhet nga ju që e menaxhoni, është shumë e thjeshtë për t’a kuptuar mendoni thjeshtë për t’u pasuruar, jeni njeri që të han në besë. Si ty është edhe Basha, të gjith politikanet. Zoti për popullin ndërsa ju për veten tuaj.
Rama: Bindja jote eshte e gabuar zoteri qe edhe emrin nuk e shkruan shqip dhe Zotin mos e zer me goje kur shan te tjeret se thone qe te degjon e te fut ne sekelldira pastaj
Qytetari: Z.kryeminister me te vertet ai sali berisha paska qen i madh fare por qe te shtysh zgjedhjet se do saliu bravo te qoft o sali berisha qe po na mer prap ne qaf cte bejm kur lideri i shqiperis z .kry Eee ka shum frik presionin e saliut dhe te nderkomtarve. Ti mor i dashur kry nje dit bere protest ne 21 janar dhe te erdhen nderkomtaret te kapen per veshi dil nga protesata te than kurse sali berisha spyet as per nderkomtaret as per qeveri dhe do vej aty ku thot ai. Dhe mos na kthe pergj me ironi prano realitetin. Kam qen me partin socialiste dhe jam prap. Por ti si lider me vjen keq. Qe paske aq shum frik. Se popullit ju sos durimi. Respekte
Rama: Rebel, ki besim, ne s’jemi çete jemi skuader per Champions
Qytetari: Ishalla fiton juventusi Champions-in, lere kavajen e shqiperin se ske cu ben ti. Jemi te destinuar me be hapa mbrapa ne si komb cdo 20 vjet
Rama: Jo mor Gjovalin, s’ka asnje hap mbrapa mos ki merak dhe per Champions-in nuk flas jo, jam i sigurte per 18 qershorin se s’eshte top qe rrotullohet, ndersa futbolli top eshte.
Qytetari: Terheqje me mend per Kavajen, mundesia e mbledhje se gjithe njerezve keqedashes, ne nje vend dhe ne nje kohe, ka qene evidente, nje mundesi te tille nuk do ta kene me 18 qershor, prandaj Kavaja le ti mbane dy pale zgjedhje me 18 qershor. Suksese Edi Rama!
Rama: Faleminderit per mirekuptimin Sabri!
Qytetari: zoti rama mir bene qe u terhoqe nga kavaja .po kush degjon sali shevicin sepse e mer per fitore kete terheqje logjike do thoja dhe pse nuk besoj se do kish trazira ne kavaj.
Rama: Saliu ka kohe qe feston rekorde imagjinare, mos u merr me te.
Qytetari: U terhoqe nga kavaja por shpresoj mos te terheqesh dhe nga VETINGU .Ne te kemi mandatuar per te vene drejtesi ne kete vend, shpresoj mos te na zhgenjesh Z.Edi Rama
Rama: Kavajen e kishim e kemi dhe do ta kemi, po cfare na duhet eshte durimi dhe vendosmeria per te shkuar ne 18 qershor pa rene ne kurthe provokatoresh te deshperuar qe jane ngujuar ne cader nga frika e drejtesise!
Qytetari: A man o gjigant ec e degjo ata ne Oren 19.00 do thone ne fituam por une kam besim te ju
Rama: Kollaj fare, coje televizorin ne stacion tjeter dhe lere te festoje fitoren e hicit.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe